
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e Gani Gecit nga Policia e Kosovës.
Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.
Rasti lidhet me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”, ku ai pretendoi se ishte kontaktuar nga Gani Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Mehmetaj deklaroi se kishte refuzuar kërkesën dhe se më pas, sipas tij, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.
Gjatë emisionit, moderatori Ermal Panduri deklaroi se Gani Geci ndodhej në parkingun e televizionit ku po zhvillohej debati.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me arrestimin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali