Bombardimet izraelite e kthejnë Gazën në një shkretëtirë toksike për dekada të tëra

Bombardimet izraelite e kthejnë Gazën në një shkretëtirë toksike për dekada të tëra

Written by

in

Bombardimet izraelite e kthejnë Gazën në një shkretëtirë toksike për dekada të tëra

Sulmet e ushtrisë izraelite kanë shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore në Rripin e Gazës, ku janë evidentuar shenja të kontaminimit toksik në të gjithë territorin. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga organizata “Oxfam” dhe Observatori për Konfliktet dhe Mjedisin (CEOBS).

Raporti thekson se përdorimi masiv i armëve ndezëse, zjarrit dhe eksplozivëve ka bërë që toka, uji dhe ajri të jenë të rrezikshëm për shëndetin dhe mjedisin, me pasoja që mund të zgjasin për dekada.

Intensiteti dhe përmasat e bombardimeve kanë prekur rreth 78 për qind të sipërfaqes së Gazës, ndërsa 99 për qind e territorit paraqet potencial për kontaminim, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Shkatërrimi dhe ndotja e Gazës kanë dëmtuar në mënyrë thelbësore kushtet mjedisore të nevojshme për sigurinë dhe mbijetesën e njerëzve. Kjo do të përbënte shkelje të detyrimeve ligjore të Izraelit sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe asaj për të drejtat e njeriut”, deklaroi Amitabh Behar, drejtor ekzekutiv i Oxfam International. /Klankosova.tv