
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas rastit të gazetarit Lirim Mehmetaj, duke e cilësuar si përpjekje për frikësim lidhur me punën e tij profesionale.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka kritikuar veprimet e pretenduara ndaj gazetarit, duke thënë se ai është përballur me sulme për shkak të punës së tij.
“Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka theksuar se rasti duhet të marrë përgjigje nga organet e rendit, duke e cilësuar situatën si përpjekje të hapur për frikësim.
Në fund, Deliu e ka përgëzuar Mehmetajn për qëndrimin e tij gjatë emisionit, duke vlerësuar se është treguar dinjitoz dhe profesional.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari? appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali