
Gazetari Nuhi Bytyçi ka përmbledhur përjetimet dhe ngjarjet e viteve 1989-1999 në librin “Libri i lirisë”, të cilin e promovoi 27 vjet pas dokumentimit të tyre. Vepra përfshin raportime dhe dëshmi nga lufta e Kosovës, të cilat autori i kishte përcjellë nga afër.
Redaktori Bajram Kosumi tha se libri ndërthur disa zhanre gazetareske, duke ruajtur të vërtetën historike të ngjarjeve. Ndërsa recensenti Astrit Salihu vlerësoi se mbi 1 mijë e 200 faqet e veprës përbëjnë një kronikë të rëndësishme të luftës dhe rrugëtimit drejt lirisë.
Në promovim u theksua edhe rëndësia e veprës si arkiv i kujtesës kombëtare, që dëshmitë dhe përjetimet e asaj periudhe të mos harrohen.
Detajet i kuptoni përmes kronikës së mëposhtme: