
Moti të martën në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Sipas parashikimit meteorologjik, në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 3 deri në 6 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.