
Dita e martë do të sjellë kthjellime dhe rreze dielli, por temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke rikthyer acarin e mëngjesit në vend.
Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e para të ditës do të karakterizohen nga ngrica dhe i ftohtë i theksuar, ndërsa gjatë ditës moti do të mbetet kryesisht me diell, por i freskët.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 gradë Celsius, duke lëvizur ndërmjet -4 dhe -2°C, kurse ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 4 deri në 7°C.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi që do të variojë nga 7 deri në 34 km/h, çka do ta bëjë edhe më të ndjeshëm të ftohtin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali