Ngjarja në Fier, ndërron jetë edhe vëllai tjetër

Ngjarja në Fier, ndërron jetë edhe vëllai tjetër

Written by

in

Ngjarja në Fier, ndërron jetë edhe vëllai tjetër

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat e regjistruara të hënën në qytetin e Fierit.

Nipi 47-vjeçar i Selami Hasani mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Jakup Hasani mbeti i plagosur rëndë në të shtënat ku fillimisht u nda nga jeta xhaxhai i tij.

47-vjeçari kishte marrë tre plagë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht plagëve të marra, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Pas ngjarjes, policia gjeti një mjet të djegur që dyshohet që u përdor gjatë atentatit. Gjithashtu brenda mjetit u gjetën dy armë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe u plagos shtetasi J. H., 47 vjeç, bëjmë me dije se shtetasi J. H, ka ndërruar jetë gjatë natës në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.