
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh, të dyja janë shoqëruar në stacionin policor pas problemeve që kishin pasur mes vete.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës.
“Prishtinë 23.11.2026-07:00. Janë shoqëruar në stacionin policor nënë dhe bijë të dyshuara femra kosovare, pasi që kishin pasur probleme në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv