“Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, Zelensky ka njoftuar për një sulm rus me dron të tipit Shahed ndaj një ndërtese të lartë banimi në Kiev, ku, sipas tij, janë raportuar dy viktima.
“Rusët vazhdojnë fushatën e tyre të terrorit kundër popullit tonë, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar viktima”, deklaroi Zelensky.
“Rusia goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron Shahed. Deri më tani raportohen dy viktima”, shtoi ai në një postim në rrjetin social X.
Burimi: RTKLive
