Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dyvjeçare në gjendje të rënde shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 18:20.
“Rr. ‘Ramadan Rexhepi’, Ferizaj 23.11.2026-18:20. Raportohet se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dy vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/