Vodhi 19 euro në dy lokale, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Vodhi 19 euro në dy lokale, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Written by

in

Vodhi 19 euro në dy lokale, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kishte kryer vjedhje në dy lokale të ndryshme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 03:46, kur i dyshuari kishte depërtuar me forcë në dy lokale dhe kishte vjedhur 19 euro, si dhe disa pije alkoolike dhe joalkoolike, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.