
Një 31-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga një shpellë në ishullin italian të Sardenjës, pasi kishte mbetur i bllokuar rreth 10 metra nën tokë për 26 orë, si pasojë e një shembjeje shkëmbore.
Luca Olmetto po eksploronte shpellën Gorroppeddu, në zonën malore të Urzuleit, në pjesën qendrore-lindore të Sardenjës, kur ndodhi shembja pasditen e së dielës.
Shembja bllokoi plotësisht hyrjen e shpellës, duke e lënë 31-vjeçarin të bllokuar nën tokë. Në momentin e incidentit, ai ishte së bashku me të dashurën e tij, e cila ndodhej pak metra pas tij dhe arriti të shpëtonte.
Pas incidentit, ekipet e shpëtimit nisën një operacion kompleks, duke punuar pa ndërprerje për 26 orë për ta nxjerrë burrin nga shpella.
Pas përpjekjeve të gjata, 31-vjeçari u nxor i gjallë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të rrezikshëm nën tokë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Shpëtohet pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Itali appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali