
Sipas raportimeve në mediat angleze dhe gjermane, Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Bayerni po e përcjellin situatën e mesfushorit gjerman te Liverpooli, Florian Wirtz, pas paraqitjeve nën pritshmëri në Angli.
Liverpooli nuk planifikon ta shesë 23-vjeçarin, për të cilin investoi mbi 100 milionë euro në verën e vitit 2025. Megjithatë, vlera e tij në treg ka rënë nga 140 në 85 milionë euro.
Për momentin nuk ka oferta zyrtare, ndërsa Wirtz ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2030./Klankosova.tv