
Personi që dyshohet se ka pasur qasje pa autorizim në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij, është paraqitur sot në Polici.
A.F., nën shoqërinë e avokates së tij, do të intervistohet nga hetuesit e policisë, lidhur me dyshimet e ngritura.
Para stacionit policor, siç shihet në videon e publikuar nga Indeksonline, asnjëri prej tyre nuk është deklaruar.
Rama kishte paralajmëruar se do të ndjekë rrugë gjyqësore, si dhe do të kërkojë kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga cenimi i privatësisë së tij. /Klankosova.tv