Tarifa prej 17 eurosh për rikyçje të rrymës, kryetari i Bordit të ZRRE-së: Paratë u kthehen konsumatorëve në fund

Tarifa prej 17 eurosh për rikyçje të rrymës, kryetari i Bordit të ZRRE-së: Paratë u kthehen konsumatorëve në fund

Written by

in

Tarifa prej 17 eurosh për rikyçje të rrymës, kryetari i Bordit të ZRRE-së: Paratë u kthehen konsumatorëve në fund

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka nisur raportimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të mbledhjes, është ngritur çështja e tarifës që e paguajnë qytetarët për shkyçjen dhe kyçjen e energjisë elektrike.

Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kerçeli, i cili e kritikoi tarifën, të cilën e konsideroi si ngarkesë, transmeton Klankosova.tv  

 “Si ka mundësi, sa janë çmimet e kyçjes dhe shkyçjes në rajon. Kjo tarifë prej 17 euro e ngarkon qytetarin. Pse qytetarët e Kosovës me pagu 17 euro? ” – tha Kërçeli.

Kryetari i Bordit, Driton Gojani, iu përgjigj se të hyrat nga këto tarifa i kthehen konsumatorëve përmes rregullimit të të hyrave të operatorit.

“Kjo është cështje që mbetet me u rishiku. Çdo e ardhur që vjen nga shkyçja dhe kyçja, i kthehet konsumatorit në fund.”

Por Kërçeli ishte e kundërshtoi sërish.

“Ngarkesa është veç për një qytetar, 20 euro s’ka pasë me pagu rrymën, pe ngarkojmë 34, atij s’i kthehet”, tha ai. /Klankosova.tv