
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mesin e katër personave të arrestuar në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë edhe vjehrra dhe kunati i së ndjerës, të cilët dyshohen për shtytje në vrasjen e saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Nurije Sylajn, vjehrrën e Arlindës dhe Driton Sylajn, kunatin e saj.
Arrestimi i tyre vjen rreth një muaj pas vrasjes së Arlindës, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të rolit të dyshuar të familjarëve të bashkëshortit në kryerjen e këtij krimi.
Siç raportoi më herët Sinjali, në kuadër të intensifikimit të hetimeve janë arrestuar gjithsej katër persona, janë realizuar bastisje dhe janë sekuestruar prova.
Dyshimet për shtytje në vrasje dhe dhënie të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale i japin një dimension krejt tjetër hetimit të vrasjes së Arlindës.
Gazeta Sinjali do të sjellë në vazhdimësi detaje ekskluzive për këtë rast.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali