
Katër persona janë arrestuar ditën e sotme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për të afërm të familjes së ish-burrit të Arlindës, Jeton Sylajt.
Konkretisht, ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës kanë përfunduar në prangat e Policisë.
Brenda afatit ligjor, ndaj tyre pritet të ushtrohet kërkesa për paraburgim.
Prokuroria akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht lidhur me veprat me të cilat ngarkohen dy anëtarët e familjes Sylaj.
Në anën tjetër, sot mbahet seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosje.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.