
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në gjykatë.
Sipas Top Channel, propozimi është bërë nga prokurori Altin Dumani, ndërsa avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.
Për këtë arsye, seanca e së martës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.
Propozimi për mbajtjen e seancave përmes videokonferencës pritet të diskutohet më tej gjatë vazhdimit të procesit gjyqësor.