Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

Written by

in

Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

Grupi i të arrestuarve për rastin e Arlinda Zekajt ka përfunduar në ndalim policor prej 48 orësh.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin me Departamentin për Krime të Rënda dhe në koordinim me  Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ku u kapën katër persona.

Ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës janë ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale  ‘ndihma në kryerjen e veprës penale ‘vrasja e rëndë”.

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, për kryerjen e veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Gëzim Bobin dhe Metë Pepaj.

Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, Policia bëri të ditur se janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

“Në kuadër të procedurës penale, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë rrethanave të rastit.

Brenda afatit ligjor, prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.” /Klankosova.tv