
Jude Bellingham ka arritur marrëveshje verbale me Real Madridin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për pesë vite të tjera.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, sipas të cilit palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë kanë mbetur vetëm procedurat formale para nënshkrimit të kontratës së re.
Mesfushori anglez, i cili iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023 nga Borussia Dortmundi, konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm të projektit madrilen.
Klubi dëshiron ta sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë, ndërsa kontrata e re pritet të shoqërohet edhe me përmirësim të kushteve financiare.
Bellingham është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.