Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

Written by

in

Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

Karriera e futbollistit anglez, Jadon Sancho, po kalon nëpër pikën e saj më kritike, pasi dikur ishte njëri ndër talentet më të kërkuar dhe më të vlefshëm në Evropë, ndërsa sot është futbollist i lirë.

26-vjeçari, i cili në vitin 2020 vlerësohej rreth 130 milionë euro pas shkëlqimit me fanellën e Borussia Dortmundit, aktualisht ka mbetur pa skuadër, pasi Manchester United vendosi të mos ia rinovojë kontratën.

Në verën e vitit 2021, “Djajtë e Kuq” kishin derdhur plot 85 milionë euro për ta rikthyer në Premier League, por Sancho nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë apo t’i arsyetonte pritshmëritë e mëdha.

Përplasja e hapur me ish-trajnerin Erik ten Hag, e pasuar nga huazimet e njëpasnjëshme te Borussia Dortmundi, Chelsea dhe Aston Villa, bënë që ai të largohej gjithnjë e më shumë nga shkëlqimi dhe forma e lartë që kishte treguar në futbollin gjerman.

Tani, në moshën 26-vjeçare, sulmuesi i krahut po kërkon me ngulm një mundësi të re për ta ringjallur karrierën e tij të rënë në hije.

Sipas raportimeve, klubi spanjoll Getafe kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij, ndërsa në garë janë përmendur edhe oferta e mundësi nga kampionate të tjera.

Kjo mbetet një nga rëniet më tronditëse të viteve të fundit në futbollin evropian: nga një lojtar që vlente mbi 100 milionë euro, Sancho sot po pret një telefonatë për ta rifituar besimin dhe formën e dikurshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali