Në nisjen e punimeve morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka theksuar se kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për banorët e Uglarit dhe të dyja komunave, por edhe për lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një alternative për shkarkimin e trafikut drejt dhe nga kryeqyteti.
Punimet përfshijnë shtrimin e dy shtresave të asfaltit, trajtimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.
Burimi: RTKLive
