
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka nisur procesin e hartimit të 12 akteve nënligjore, përmes të cilave synon të avancojë kuadrin ligjor dhe të rregullojë më tej funksionimin e sektorit të sportit në Kosovë.
Grupet punuese janë duke trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e sportit, përfshirë funksionimin e federatave dhe klubeve sportive, stimulimin financiar dhe shpërblimin e sportistëve, si dhe sponsorizimin e aktiviteteve sportive.
“Përmes këtij procesi, MSR synon të krijojë një kuadër ligjor më të plotë dhe funksional, duke vendosur standarde të qarta për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sportit në vend”, shkruan MSR, transmeton Klankosova.tv.
Në kuadër të këtij procesi do të trajtohen edhe ushtrimi i veprimtarive sportive, kompensimi i kontribuuesve në sport, inspektimi dhe qeverisja e mirë në këtë sektor./Klankosova.tv.