Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Vërmicë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë.
Automjetet drejtoheshin nga dy persona, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”.
Burimi: Dukagjini
