Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

Written by

in

Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

Njoftimi i plotë:

Sqarim nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit respekton plotësisht lirinë e shprehjes, punën e gazetarëve dhe të drejtën e mediave për të informuar publikun.

Shprehim keqardhjen tonë për formulimin e përdorur gjatë komunikimit me gazetaren dhe ritheksojmë rëndësinë e komunikimit korrekt dhe me respekt të ndërsjellë.

Sa i përket çështjes së ngritur për organizimin e shërbimeve shëndetësore, sqarojmë se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ofrohen shërbime shëndetësore 24/7, përmes organizimit të punës në orarin e rregullt, kujdestarisë dhe gatishmërisë specialistike.

Ky organizim bëhet në bazë të nevojave dhe kërkesave klinike, duke synuar shfrytëzimin sa më efikas të kapaciteteve profesionale dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve për pacientët.

Theksojmë se, bazuar në funksionimin e deritanishëm të shërbimeve, asnjë pacient nuk është kthyer nga Shërbimi i Emergjencës për shkak të mungesës së konsultimit specialistik nga urologu, infektologu apo pulmologu.

Sa herë që paraqitet një indikacion klinik, edhe jashtë orarit të rregullt të punës, këto konsultime sigurohen përmes gatishmërisë specialistike.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbetet i hapur ndaj mediave dhe i përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë së pacientëve dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët.