ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

Written by

in

ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka konstatuar parregullsi tatimore në rreth 85 për qind të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë përmes internetit dhe shërbimeve postare, pas inspektimit të rreth 60 subjekteve.

Sipas njoftimit të ATK-së, shkeljet e evidentuara përfshijnë biznese të paregjistruara, punëtorë të padeklaruar, si dhe shitje të mallrave pa lëshimin e kuponëve fiskalë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa për 24 raste janë shqiptuar gjoba.

ATK-ja ka bërë të ditur se së fundmi ka intensifikuar mbikëqyrjen ndaj bizneseve që operojnë përmes platformave online, me qëllim të formalizimit të këtij sektori dhe sigurimit të respektimit të obligimeve ligjore e tatimore.

Në njoftim theksohet se, ndonëse një numër i konsiderueshëm i bizneseve online janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të rregullt, në treg vazhdojnë të jenë të pranishme subjekte që zhvillojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme pa i përmbushur të gjitha detyrimet ligjore.

“Përkundër numrit të konsiderueshëm të bizneseve që tashmë janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të formalizuar, tregu vazhdon të karakterizohet edhe nga subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme online, pa i përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore rikujton se edhe bizneset që shesin përmes internetit janë të obliguara të regjistrojnë veprimtarinë, të formalizojnë punëtorët, të deklarojnë të ardhurat dhe të përmbushin detyrimet tatimore.

Shitja online apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk i përjashton bizneset nga këto obligime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali