
Të paktën 24 persona raportohet se janë lënduar pas shpërthimit të një veture bombë në Villavicencio, në pjesën qendrore të Kolumbisë.
Shpërthimi ka dëmtuar edhe një pjesë të një baze rajonale qeveritare, si dhe disa ndërtesa përreth.
Kryetari i qytetit të Villavicencios, Alexander Baquero, ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të motoçikletave në disa nga rrugët kryesore të qytetit, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka mbërritur në qytetin ku ndodhi ngjarja rreth orës 9:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Ai pritet të mbajë një mbledhje për të diskutuar çështjet e sigurisë, si dhe të vizitojë vendin e shpërthimit.
“Narkoterrorizmi është në dëshpërim, sepse po përballemi me të me vendosmëri”, shkroi de la Espriella në një postim në rrjetet sociale.
“Ai synon të na frikësojë dhe të na detyrojë të tërhiqemi, në mënyrë që të ndjekë një tjetër proces të rremë paqeje”, u shpreh ai. /Klankosova.tv