Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

Written by

in

Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

Dy persona, të moshave 46 dhe 49-vjeçare, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, nën dyshimin për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, në kuadër të hetimeve për rastin e rëndë të 13-vjeçares shqiptaro-amerikane.

Rasti u zbulua pas kallëzimit të familjarëve për largimin nga banesa të vajzës 13-vjeçare. Pas disa ditësh kërkimesh, në bashkëpunim me strukturat policore të Tiranës dhe Fierit, si dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane, e mitura u lokalizua në Tiranë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, autoritetet arrestuan A. Q., 46-vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49-vjeç, banues në Fier.

Për të dy të dyshuarit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali