U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

Written by

in

U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A31, pranë qytetit Dorsten, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, ku një 62-vjeçar, pasi u aksidentua, vazhdoi të voziste në drejtim të kundërt të lëvizjes dhe shpëtoi mrekullisht.

Siç raporton Bild, shoferi ishte duke udhëtuar në drejtim të Borkenit, kur vetura e tij për shkaqe ende të panjohura, doli nga rruga, transmeton Klankosova.tv

Automjet thuhet se u rrokullis fillimisht, por megjithatë, 62-vjeçari u kthye në rrugë për të lëvizur me të njëjtën veturë.

Policët e alarmuar gjetën në vendin e ngjarjes disa pjesë të veturës, sende personale dhe dokumente identifikimi.

Pak më vonë, policia pranoi disa telefonata emergjente nga dëshmitarë që raportuan për një veturë që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Kur policët arritën ta ndalonin automjetin, zbuluan se bëhej fjalë për të njëjtin që ishte rrokullisur më herët.

Pavarësisht dëmtimeve të mëdha, vetura ishte ende në gjendje të lëvizte, transmeton Klankosova.tv

Pas aksidentit, burri kishte vazhduar të voziste për rreth tre kilometra në shiritin e ndalimit emergjent, në drejtim të kundërt me qarkullimin.

Ai mori ndihmën e parë nga ekipet e emergjencës në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital për ekzaminime.

Sipas raportimeve, 62-vjeçari ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Deri më tani, nuk dihet nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit apo të drogës./Klankosova.tv