Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

Written by

in

Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

Filarmonia e Kosovës do të organizojë një koncert festiv me këngë shqiptare, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor, nga ora 18:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore do të interpretojë një program të veçantë, ku do të marrin pjesë sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi.

Përmes këtij koncerti, publiku do të ketë mundësi të festojë Ditën e Flamurit nën tingujt e muzikës shqiptare.