Mesfushori Bruno Fernandes beson se Cristiano Ronaldo është ndjerë i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia.
Ronaldo njoftoi pensionimin nga Portugalia në muajin nëntor, duke u larguar si lojtari më i mirë në historinë e shtetit, si dhe golashënuesi më i mirë në histori për kombëtare.
Fernandes së fundmi është pyetur rreth pesë herë fituesit të Topit të Artë, ndërsa deklaroi se të gjithë provuan ta respektojnë në maksimum.
“Ndoshta Cristiano e ka ndjerë këtë, nuk e di… Kemi provuar gjithnjë ta respektojmë sa më shumë që është e mundur sepse është referencë e të gjithë gjeneratave”.
“Por, nëse është ndjerë i mosrespektuar, kush jam unë ta them të kundërten? Mund të them se si lojtar i kombëtares, jo kapiten, sepse Bernardo Silva është kapiteni, kemi bërë gjithçka në kombëtare për ta respektuar Ronaldon, njeriun dhe lojtarin”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, me largimin e Ronaldos, Portugalia menjëherë mori rezultate negative si humbja e thellë në shtëpi nga Danimarka./Telegrafi/