
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të cilave 22 me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, shkruan sinjali.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,469 tiketa trafiku.
Ndërkaq, shkruan sinjali 12 persona janë arrestuar, tetë janë dërguar në mbajtje, një person është në ndalim policor, ndërsa një tjetër është duke vuajtur dënimin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali