Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Written by

in

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet si pasojë e mungesës së kuorumit për miratimin e pikave të ditës.

Në këtë komision ishin të pranishëm vetëm 6 anëtarë dhe fillimisht, kjo mbledhje nisi me 35 minuta vonesë.

Kryetari i këtij komisioni, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga anëtarët që herëve të tjera të respektojnë oraret dhe të mos vonohen, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Ju kisha lutë kolegëve deputetë që ta respektoni kohën, për cilën pajtohemi për shkak se jemi me diku 35 minuta vonesë. Deputetët tjerë kanë mbledhje në komisione të tjera, kështu që ju kisha lutë për herë të ardhshme që ta respektojmë kohën për cilën jemi pajtuar bashkërisht. Kemi lënë të martën në orën 10:00 edhe ta respektojmë këtë kohë”, tha Mustafa.