Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihej mirë me shëndet

Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihej mirë me shëndet

Written by

in

Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihej mirë me shëndet

Seanca e sotme në rastin gjyqësor “Capat dhe Sekiraqët” është shtyrë, pasi i akuzuari Fatos Abazi ka deklaruar se nuk ndihej mirë me shëndet.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, seanca nuk ka mundur të vazhdonte.

Kujtojmë se në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohen përgjime të tjera të Robert Llumnicës, e po ashtu të dëshmonte sërish eksperti i balistikës.

Rasti i njohur si “Capat dhe Sekiraqët” lidhet me përplasjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, në lokalin “From”, në lagjen “Aktash” të Prishtinës, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi, ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, përplasja dyshohet se ishte vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm ndërmjet familjeve Gashi dhe Sekiraqa, i cili kishte nisur të përshkallëzohej pas një incidenti të 4 marsit 2024.

Burimi: Insajderi