Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit

Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit

Written by

in

Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit

Në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Grave Parlamentare dhe Asamblisteve, Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e tyre.

Ajo ka thënë se shumë gra nuk ndihen të sigurta as në shtëpitë e tyre, aty ku do të duhej të gjenin qetësi dhe siguri.

“Gratë përgjatë gjithë historisë janë përballur me padrejtësi të llojllojshme, por më e rënda ndaj grave është se shumë prej tyre nuk ndihen të sigurta në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar se dhuna në familje nuk mund të trajtohet si çështje private, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe nga institucionet.

“Për vite me radhë dhuna është fshehur pas arsyetimit se ajo që ndodh brenda familjes është çështje private, por dera e shtëpisë nuk mund të jetë edhe kufiri ku përfundon përgjegjësia e shtetit”, ka thënë ajo.

Duke iu referuar rastit të vrasjes së Arlindës, Haxhiu ka rikujtuar kërkesën e saj për t’u kthyer në shtëpinë e vet.

“Para pak javësh, Arlinda Zekaj kërkonte të kthehej në shtëpinë e vet. ‘Dua të shkoj në shtëpinë time’, kishte thënë e ndjera, kërkesë kaq e thjeshtë, të cilën as vendimi i gjykatës e as prania e policisë nuk arritën ta mbronin”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo sërish ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje dhe identifikimin e përgjegjësive institucionale.

“Është e domosdoshme të përcaktohet ku ka dështuar zinxhiri institucional i mbrojtjes”, ka theksuar Haxhiu./Klankosova.tv