Rafael Nadal e ndoqi ndeshjen midis Real Madridit dhe PSV Eindhoven nga tribunat e “Sanatiago Bernabeu” së bashku me të birin. Kamerat i kapën ata në momentin kur Jude Bellingham shënoi një nga golat më të bukur të mbrëmjes.
Reali po humbiste 0-1 në pjesën e parë dhe Jose Mourinho e futi Bellinghamin në lojë. Në minutën e 60-të, mesfushori anglez e zhongloi topin dy herë dhe goditi fortë me pjesën e jashtme të këmbës së tij nga një gjysmë-vole për një epërsi 2-1.
Në tribuna kishte entuziazëm dhe kamerat kapën edhe djalin e Nadalit. Djali fillimisht shikoi larg dhe kur stadiumi shpërtheu, hapi gojën dhe u kthye nga i ati, i cili po festonte me njerëzit përreth tij.
Videoja u bë shpejt virale dhe shikuesit nuk pajtohen nëse tifozi i vogël ishte i kënaqur apo thjesht i befasuar nga zhurma e Bernabeut.
Nadal është një tifoz i hershëm i Real Madridit dhe u angazhua si pjesë e bordit të klubit këtë muaj, pasi u votua unanimisht me miratimin e asamblesë së anëtarëve.
Në fund, Reali fitoi me rezultat të thellë 5-1, dhe Bellingham shënoi edhe një asistim. /Telegrafi/