Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, i cili do të përmbledhë zotimet me të cilat partia e tij ka fituar sërish besimin e qytetarëve.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës, vendi pritet të hyjë në një fazë të re të funksionimit institucional, me synimin për të garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror.
Ai po ashtu në një dokument ka përmbledhur siç thekson të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2.
Ndër të tjera, në këtë dokument
Lexoni të plotë postimin e Kurtit:
Të dashur qytetarë dhe aktivistë,
Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh. Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit.
Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026.
Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2.
Dhe, në vijim keni përmbledhjen me të arriturat kryesore të Kurti 2. /Telegrafi/