Barcelona synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi që kërkon Twente

Barcelona synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi që kërkon Twente

Written by

in

Barcelona synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi që kërkon Twente

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të talentuar holandez, Ruud Nijstad, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Twentes.

Sipas raportimeve të “Tuttomercatoweb”, klubi katalunas ka shfaqur interesim të madh për futbollistin 18-vjeçar, i cili këtë sezon është afirmuar në ekipin e parë të skuadrës holandeze.

Nijstad ka regjistruar 20 paraqitje këtë sezon, duke luajtur kryesisht në pozitën e qendërmbrojtësit, por edhe si mbrojtës i majtë. Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U21 të Holandës.

Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që po e ndjek nga afër futbollistin. Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

Twente, ndërkohë, raportohet se kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të ri.

Një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit nuk përjashtohet, por klubi holandez preferon që Nijstad të qëndrojë në huazim deri në përfundim të sezonit.

Barcelona kishte kontaktuar edhe më herët me Twenten për mundësinë e transferimit të tij, por palët nuk kishin arritur marrëveshje dhe futbollisti kishte vendosur të vazhdonte karrierën në Enschede.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali