
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kanë nisur punimet në udhëkryqin te “Nëna Terezë”, i cili për shumë vite është përballur me aksidente të rënda, vështirësi në qarkullim dhe kaos në trafik.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se projekti parasheh rikonstruktimin e tërësishëm të udhëkryqit, vendosjen e semaforëve dhe sinjalistikës përcjellëse rrugore.
“Me rregullimin e tij do të ketë qasje më të lehtë, siguri e lëvizje më të lirë. Ky projekt përfshin rikonstruktimin e tërësishëm të këtij udhëkryqi, vendosjen e semaforëve, si dhe sinjalistikën përcjellëse rrugore. Mitrovica funksionale është zotimi e angazhimi jonë i përditshëm”, shkroi Peci./Klankosova.tv