
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Sipas Bytyqit, rasti është raportuar mëngjesin e 25 nëntorit, rreth orës 07:00, nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.
“Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Bytyqi.
Burimi: Insajderi