Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

Written by

in

Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen për një mandat të ri pesëvjeçar.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare.

“Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbikëqyrjen parlamentare. Në legjislaturën e njëmbëdhjetë, Kuvendi do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre. Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit”, shkroi Haxhiu./Klankosova.tv