Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Written by

in

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do të sigurojë 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje.

Rama bëri të ditur se kjo nismë po realizohet përmes një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, memorandumi është nënshkruar në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit, të udhëhequr nga Adelina Sahiti, me synim mbështetjen e punësimit dhe fuqizimin ekonomik të grave që kanë përjetuar dhunë, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari Rama theksoi se kjo është një nga nismat që po ndërmerren për t’u ofruar mbështetje këtyre grave dhe për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë një jetë më të pavarur.

“Kryeqyteti Prishtina ju ka n’mendje!”, ka përfunduar Rama njoftimin e tij.