Breznica nga RrGK: Kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë dhe të jetë e sigurt

Breznica nga RrGK: Kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë dhe të jetë e sigurt

Written by

in

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë tha se kërkojnë që institucionet Kosovës ta trajtojnë femicidin me urgjencën dhe seriozitetin që e meriton.

Breznica theksoi se vrasja e Arlinda Zekajt pas raportimeve dhe kërkesave të saj për mbrojtje i detyron të kërkohet përgjegjësi për mënyrën se si institucionet reagojnë kur gratë kërkojnë ndihmë.

Tutje, ajo theksoi se kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë.

“Nuk duhet të presim deri në vrasjen e një gruaje për të analizuar se ku ka dështuar sistemi”, tha Breznica, duke shtuar se institucionet duhet të veprojnë në rastin e parë të raportimit të dhunës, t’i marrin seriozisht kërcënimet dhe ta vlerësojnë rrezikun në mënyrë që merren masat e nevojshme për mbrojtje.

Tutje ajo kërkoi edhe financimin e shërbimeve që mund të shpëtojnë jetën e grave.

“Kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtjen, ajo duhet të ketë ku të shkojë, duhet të ketë një punonjës social që ka kohën ta dëgjojë, ta vlerësojë rrezikun, ta ndihmojë t’i kuptojë të drejtat dhe mundësitë e saj dhe ta mbështesë gjatë gjithë procesit të largimit nga dhuna.

Ajo duhet të ketë një vend ku mund të qëndrojë e sigurt”, u shpreh Breznica. /Telegrafi/