
Futbollisti anglez Raheem Sterling është dënuar me 12 muaj burgim për drejtim të rrezikshëm të automjetit, ndërsa ekzekutimi i dënimit është pezulluar për një periudhë prej 18 muajsh.
31-vjeçari është deklaruar fajtor për drejtim të rrezikshëm të automjetit në disa rrugë të Anglisë.
Sterling ka pranuar fajësinë edhe për posedimin e oksidit të azotit, substancë e klasifikuar si drogë e kategorisë C në Britani, me qëllim të inhalimit të paligjshëm, si dhe për refuzimin e dhënies së një mostre për analiza.
Sipas vendimit të gjykatës, futbollisti nuk do ta vuajë menjëherë dënimin me burgim, por rrezikon ekzekutimin e tij nëse shkel kushtet e përcaktuara gjatë periudhës 18-mujore.
Vendimi gjyqësor përbën një tjetër zhvillim në karrierën e ish-yllit të Manchester Cityt dhe Chelseat, i cili tashmë po përballet edhe me pasojat ligjore të veprimeve të tij jashtë fushës së futbollit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali