Më 28 nëntor homazhe dhe mbledhje komemorative për Adem Ademin

Më 28 nëntor homazhe dhe mbledhje komemorative për Adem Ademin

Written by

in

Më 28 nëntor homazhe dhe mbledhje komemorative për Adem Ademin

Familja e Adem Ademit ka njoftuar për ceremoninë e rivarrimit të tij, e cila do të mbahet më 28 nëntor 2026 në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka publikuar edhe programin e ceremonisë.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të mbahen homazhe, ndërsa nga ora 12:00 deri në 13:00 do të mbahet mbledhja komemorative. Të dy aktivitetet do të zhvillohen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në orën 14:00, në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, pritja e ngushëllimeve do të organizohet në Hotel LUX në Mitrovicë, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

May be an image of text