“Ku janë?”, Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

"Ku janë?", Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

Written by

in

"Ku janë?", Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë që të publikojë listën e 74 çerdheve për të cilat pretendohet se janë investuar 42 milionë euro.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar të bëhet publike se ku janë realizuar këto investime, duke thënë se deri më tani nuk janë parë çerdhet për të cilat është raportuar.

“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro. Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi pa”, ka shkruar Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka shtuar se nuk dyshon që shuma prej 42 milionë eurosh është shpenzuar, por ka kërkuar transparencë për mënyrën se si janë realizuar investimet.

“Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”./Klankosova.tv

May be an image of text