
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të Qeverisë Kurti për të arriturat e saj, duke kërkuar transparencë lidhur me investimet në çerdhe.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka sfiduar Qeverinë që të publikojë listën e 74 çerdheve, në të cilat, sipas saj, ekzekutivi pretendon se janë investuar 42 milionë euro.
“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka ngritur pikëpyetje për realizimin e këtyre investimeve, duke kërkuar të bëhet publike vendndodhja e çerdheve.
“Ku janë çerdhet se deri më tani nuk i kemi pa. Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”, ka deklaruar Bajrami.
Reagimi i saj vjen pas publikimit të raportit në të cilin Qeveria Kurti ka prezantuar të arriturat gjatë mandatit të saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali