
Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut eskaloi sot në përplasje mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.
Sipas informacioneve të para, gjithçka nisi kur Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.
Pas kësaj, Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.
Për shkak të situatës së krijuar, seanca u ndërpre për një orë.
Momenti i përplasjes në linkun e mëposhtëm, nga minuta e 37-të: