Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Written by

in

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, i cili kishte ekspozuar armën në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar në orët e paradites së sotme, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave.

Gjatë sekuestrimit të armës, i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”.

 

Burimi: RTKLive