Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

Written by

in

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas pretendimeve për një përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Përmes një reagimi publik, Peci ka thënë se nuk ka pasur rrahje, ndërsa ka theksuar se për këtë ekzistojnë dëshmi përmes video-incizimeve.

Sipas tij, konflikti verbal fillimisht është nxitur nga dy asambliste të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Peci pretendon se reagimi i asamblisteve erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet që, sipas tij, ishin bërë gjatë qeverisjes së kaluar, për të cilat ishte arrestuar edhe ish-drejtori nga PDK-ja.

“Ne nuk ndalemi. Qeverisja jonë nuk shantazhohet, as me kërcënime me grushta e as me ndonjë kërcënim tjetër”, ka shkruar Peci.

Burimi: Insajderi